Svečano obilježavanje Majčinog dana uz nastup umjetnice N. Koke

Večer uz poeziju i recitacije posvećena majkama, zahvalnosti i obiteljskim vrijednostima

U organizaciji Udruge albanskih žena Zagreba „DRITA” održana je svečanost povodom Majčina dana koja je okupila članice udruge i goste na večeri posvećenoj majčinstvu, ljubavi i zahvalnosti.

Prigodan program obuhvatio je recitacije, poeziju i emotivne poruke kojima su sudionice odale počast majkama, ističući njihovu važnu ulogu u obitelji i društvu. Posebna gošća večeri bila je poznata albanska umjetnica N. Koka, koja je svojim izvedbama obogatila program i pridonijela toplom i svečanom ozračju.

U programu je sudjelovala i skupina polaznica tečaja hrvatskog jezika koju vodi Ermina Lekaj Prljaskaj. Svojim angažmanom i interpretacijama polaznice su dale poseban doprinos obilježavanju Majčina dana.

Svečanosti su nazočili i veleposlanik Republike Kosovo u Hrvatskoj, Nj. E. dr. Martin Berishaj, te misionar Albanske katoličke misije u Hrvatskoj, don Marjan Lorenci, kojima je upućena zahvala na sudjelovanju i podršci.

Iz Udruge „DRITA” zahvalili su svim sudionicima i gostima koji su pridonijeli uspješnoj organizaciji događaja te istaknuli kako će i dalje nastaviti organizirati kulturne i društvene aktivnosti usmjerene na povezivanje albanske zajednice u Hrvatskoj, njegovanje međusobnog poštovanja i očuvanje zajedničkih vrijednosti.

***

Me shumë emocione dhe në një atmosferë të ngrohtë e plot dashuri, u realizua me sukses programi kushtuar Ditës së Nënës, organizuar nga Shoqata e Shqiptareve të Zagrebit “DRITA”.

Përmes recitimeve, poezive dhe fjalëve të ndjera, pjesëmarrëset sollën një mbrëmje të veçantë kushtuar figurës së nënës, duke përcjellë respekt, mirënjohje dhe dashuri të sinqertë.

E ftuar speciale e mbrëmjes ishte artistja e mirënjohur shqiptare N. Koka, e cila me interpretimet e saj të ndjera dhe plot emocion i solli freski dhe atmosferë të veçantë këtij takimi, duke e bërë mbrëmjen edhe më të bukur për të gjithë të pranishmit.

Një falënderim i veçantë shkon për grupin e vajzave që ndjekin mësimin e gjuhës kroate, të udhëhequra me përkushtim nga Ermina Lekaj Prljaskaj, të cilat me angazhimin dhe interpretimet e tyre i dhanë hijeshi dhe emocion këtij organizimi.

Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, dr. Martin Berishaj, si dhe të misionarit të Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci, Don Marjan Lorenci, të cilët me praninë e tyre nderuan këtë mbrëmje të bukur.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe të pranishmëve që me praninë dhe mbështetjen e tyre e bënë këtë takim edhe më të veçantë.

Shoqata “DRITA” do të vazhdojë të promovojë aktivitete kulturore dhe shoqërore që bashkojnë komunitetin tonë me dashuri, respekt dhe vlera të përbashkëta.